Botë

“Renew Europe” bën thirrje për ta ndërprerë presidencën evropiane të Hungarisë

Viktor Orban

Viktor Orban

Foto: Associated Press

Kreu i grupit liberal, “Renew Europe”, i ka bërë thirrje Këshillit Evropian që të shqyrtojë të gjitha mjetet për të ndaluar presidencën e Hungarisë në Këshillin e BE-së.

Hungaria mori presidencën e radhës më 1 korrik për një periudhë gjashtëmujore, por kryeministri i vendit, Viktor Orban, tashmë ka ndezur polemika me një udhëtim në Moskë, gjatë të cilit u takua me presidentin rus, Vladimir Putinin, raporton The Guardian.

Valérie Hayer, presidentja e “Renew Europe” dhe një aleate e presidentit francez, Emmanuel Macron, ka thënë të enjten se "kryeministri hungarez po minon pozicionet e miratuara nga Bashkimi Evropian dhe po vepron në kundërshtim me interesat tona dhe se kjo duhet të ndalet".

“Është koha për të frenuar presidencën mashtruese të Këshillit të Viktor Orbán”, ka thënë ajo.

“Misioni i tij i pretenduar i paqes është një kërcënim për sigurinë, komunikimi i tij i izoluar është vetëm një perde tymi për interesat e tij dhe dështon keq. Sulmet e fundit të Rusisë, duke përfshirë në një spital për fëmijë në Kiev, 48 orë pas një misioni të supozuar paqeje, janë thjesht të neveritshme”, ka shtuar ajo.

Një ditë më parë, në Parlamentin Evropian nisi një iniciativë për t’iu kërkuar organeve përgjegjëse të Bashkimit Evropian, që t’ia pezullojnë Hungarisë të drejtën e votës, për shkak të veprimeve të fundit të kryeministrit Orban.

Riho Terras, përfaqësues në PE nga grupi më i madh politik, Partia Popullore Evropiane, u dërgoi një letër të gjithë deputetëve evropianë, duke kërkuar mbështetjen e tyre.

LEXO EDHE: