Forcat rebele kanë nisur një sulm masiv në veriperëndim të Sirisë, duke fituar territor, raporton “BBC”.
Grupi i militantëve islamikë Hayat Tahrir al-Sham (HTS) dhe fraksionet aleate kanë thënë se kanë marrë kontrollin e një numri të qyteteve dhe fshatrave në provincat Alepool dhe Idlip që nga e mërkura, duke mposhtur forcat e presidentit sirian Bashar al-Assad.
Ushtria e Sirisë ka thënë se forcat e saja janë përballur me një sulm “të shkallës masive” nga “terroristët” dhe u kanë shkaktuar atyre humbje të mëdha.
Një grup monitorues me seli në Britani të Madhe ka thënë se mbi 180 luftëtarë nga të dyja palët kanë humbur jetën në luftimet. Të paktën 19 civilë janë vrarë nga sulmet ajrore siriane dhe ruse ndaj zonave të mbajtura nga opozita.
Më tepër se gjysmë milioni persona kanë humbur jetën në luftën civile që shpërtheu pasi qeveria i shtypi dhunshëm protestat paqësore pro-demokratike në vitin 2011.