Botë

Raportohet për disa të vrarë nga një sulm me thikë në Gjermani

Gjermani

Foto: Bild

Disa persona raportohet të jenë vrarë në një sulm me thikë në qytetin e Solingenit në Gjermani, të premten në mbrëmje.

Mediumi “Bild” ka raportuar se një burrë ka therur disa persona që ishin pjesë e një festivali për të shënuar 650-vjetorin e Solingenit. Sipas raportimit, ka disa të lënduar.

Sulmuesi besohet se ka ikur nga vendi i ngjarjes e se është në kërkim.

Autoritetet e qytetit kanë kërkuar nga njerëzit të largohen nga zona.

Ekipet e emergjencës janë në vendngjarje duke trajtuar të lënduarit, sipas mediave lokale.

Detajet tjera ende nuk dihen.