Botë

Raportohet për bombardim të Aeroportit të Aleppos në Siri

Mediat siriane kanë raportuar të shtunën në mbrëmje se Izraeli ka qëlluar me sulme ajrore Aeroportin Ndërkombëtar të Aleppos.

Bombardimet mësohet se kanë ndodhur në pistën e aeroportit që u riparua sot, pas dëmeve të pësuara kur Izraeli e bombardoi fillimisht të enjten.

Në anën tjetër, mediat izraelite kanë raportuar orë më parë se dy raketa të lëshuara nga territori i Sirisë ishin nisur drejt Izraelit.

Siç ka raportuar “Reuters”, Izraeli pretendon se me këto sulme mund ta ndalë furnizimin iranian te Hamasi, nëpërmjet Sirisë.