Qyteza australiane Alice Springs është futur në shtetrrethim për dy javë pas dhunës këtë javë.
Fillimisht, pjesëmarrësit e varrimit të një 18-vjeçari sulmuan klubin më të vjetër të qytezës duke thyer e shkelmuar dyer e dritare. Dhuna e asaj të marteje, ku përplasjet përfshinë rreth 150 njerëz me thika e sëpata, për autoritetet ishte fundi.
Autoritetet vendosën që për fëmijët do të hynte në fuqi ora e mbylljes për dy javë. Kjo mbyllje do të zgjasë nga ora 18:00 deri në 6 të mëngjesit.
Nëse dikush nën moshën 18 vjeç do të shihet jashtë, do të dërgohet menjëherë në shtëpi ose në një vend të sigurt. Kjo për shkak se është vlerësuar se fëmijët nuk janë të sigurt në rrugë.
Dhe që atëherë, qetësia i është kthyer Alice Springsit.
Sipas autoriteteve, dhuna u nxit pasi një 18-vjeçar vdiq në një aksident trafiku më 8 mars.