Revista franceze e modës “Marie Claire”, ka shkruar për qytetin suedez, Umeå, duke u konsideruar si qyteti më feminist në botë, ka raportuar P4 Västerbotten.
Fotografja Elin Berge ka thënë se ky qytet ka rrugë të ndryshme që kanë marrë emra të grave të njohura.
“Kishte shumë gjëra të ndryshme që ne me sa duket bëjmë planifikimet tonë urbane këtu në Umeå, të cilat bien në sy, të cilat ishin vërtet interesante,”, ka thënë fotografja Elin Berge.
Ajo ka shtuar se gratë dhe vajzat në qytetin me rreth 130.000 banorë ndihen të sigurta në rrugë dhe planifikimi urban është i barabartë në aspektin gjinor.
“Ka edhe rrugë të ndryshme këtu në Umeå që janë emërtuar sipas grave, gjë që është e pazakontë”, ka shtuar Berge. Në disa vendkalime për këmbësorë janë vendosur edhe tabela ‘Zonja Gårman’ në vend të ‘Z.Gårman’”, ka deklaruar fotografja.