Një qytet në Poloni po e inkurajon Elon Muskun ta blejë një kështjellë të shekullit të XIII dhe ta kthejë atë në selinë e tij evropiane, raporton agjencia “AP”.
Kryebashkiaku i Glogowekut, Piotr Bujak, tha të matën se ai u ka dërguar letra kompanive të njeriut më të pasur në botë, Elon Musk, duke i bërë thirrje atij që ta blejë kështjellën që gjendet në qytetin polak.
Nuk është bërë i ditur ndonjë çmim dhe Musk nuk i është përgjigjur ofertës deri më tash.
Bujak i tha “Associated Press” se ai pa raportime në media në Evropë që thoshin se miliardier amerikan po kërkon një lokacion, ndoshta një kështjellë në Itali, për ta kthyer si qendër të operacioneve të tij në Evropë.
Kështjella e Glogowekut në jugperëndim të Polonisë ka histori të pasur që daton nga periudha e Mesjetës, ndërsa shkurtazi ishte edhe kryeqendër e Polonisë në shekullin XVII. Po ashtu kompozitori i famshëm Ludwig van Beethoven, ka shkruar edhe vepra muzikore atje.
“Kështjella ka një atmosferë shumë të mirë dhe është një vend i përsosur për gjëra të mëdha”, tha Bujak.
Zona ka traditë të bujshme të prodhimit të verës.
“Ne nuk ndihemi më keq se Toskana. Kemi një klimë perfekte dhe ky është vendi më i mirë në Tokë”, tha Bujak.
Vendodhnja piktoreske e Glogowekut është brenda një distance udhëtimi me veturë nga kryeqendrat evropiane si Berlin, Pragë, Vjenë, Bratislav dhe Varshavë. Ka vend edhe për ulje të helikopterit në kështjellë.
Kështjella kërkon rinovim të plotë dhe ka nevojë për një investues privat.