Botë

"Lajm i keq për Rusinë, Ukraina po forcohet"

Këshilltari presidencial ukrainas Mykhailo Podolyak ka mirëpritur premtimet e Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve të saj për të dërguar më shumë armatime të rënda në Ukrainë pas bisedimeve në një bazë ajrore gjermane, shkruan Sky News.

“Një nga kërkesat e çuditshme të Rusisë në fillim të luftës ishte “çmilitarizimi i plotë” i Ukrainës”, shkroi ai në Twitter.

“Pas takimit epokal të djeshëm të 40 ministrave të mbrojtjes, kam një lajm të keq për Rusinë. Kapaciteti, shpejtësia, logjistika, një gamë e zgjeruar armësh - Ukraina po forcohet", shkroi ai tutje.

Një “koalicion i ri” i udhëhequr nga SHBA-ja prej më shumë se 40 vendeve po përgatiten të furnizojnë Ukrainën me armë për muaj, nëse jo vite.