Botë

Qipro po vlon nga i nxehti, temperaturat deri në 44 gradë Celsius

Qipro

Prej disa ditësh Qiproja është përfshirë nga një valë e të nxehtit me temperatura mbi 40 gradë Celsius.

Gjatë ditës, kryeqyteti Nikosia përjetoi temperatura 44 gradë Celsius, njoftoi Shërbimi Meteorologjik i Qipros.

Vala e të nxehtit, e cila filloi të hënën, pritet të vazhdojë edhe në javën e ardhshme, thanë meteorologët për Radio Qipro.

Edhe gjatë natës, temperaturat janë pak nën 30 gradë. Mjekët thonë se kjo është shumë e rrezikshme sepse trupi nuk mund të rikuperohet nga nxehtësia, njoftoi agjencia DPA.

Ministria e Punës ka urdhëruar pezullimin e të gjitha punëve në natyrë gjatë ditës. Konsumi i energjisë elektrike ka arritur kufirin e kapacitetit të ishullit për shkak të përdorimit intensiv të kondicionerëve, njoftoi kompania e energjisë elektrike.

Shkollat ​​u detyruan të ndërpresin mësimin ditën e djeshme për shkak të vapës së padurueshme. Mësuesit thanë se shumë fëmijë shfaqnin simptoma të marramendjes.