Qindra njerëz u mblodhën në qytetin jugor të Libanit, Saida për ta festuar emërimin e liderit të ri të Hamasit, Yahya Sinwar, raporton AP.
Sinwari, zyrtar i lartë i grupit në Gaza e që e planifikoi sulmin e 7 tetorit, është emëruar lider i ri i Hamasit, pas vrasjes së liderit politik të grupit militant, Ismail Haniyeh në një sulm të supozuar izraelit.
Zgjedhja e Sinwarit, figurë e afërt me Iranin që ka punuar me vite për ta fuqizuar ushtrinë e Hamasit, është shenjë që grupi është i gatshëm ta vazhdojë betejën pas 10 muajsh shkatërrime nga ofensiva e Izraelit në Gaza dhe pas vrasjes së pararendësit të Sinwarit, Haniyeh.
Në Saida, mbështetësit festuan lajmin e ri duke vozitur nëpër qytet teksa valëvitnin flamuj palestinezë dhe vallëzonin nëpër rrugë.