Një numër i madh i njerëzve e kanë pritur në aeroportin e Tehranit alpinisten iraniane. Nga shumë po konsiderohet si “heroinë” pasi vendosi të garonte pa hixhab, raporton BBC.
Elnaz Rekabi 33-vjeçare, kishte bërë shkelje të kodit të veshjes së Iranit, por thotë se hixhabi asaj i ka rënë pa qëllimshëm.
Mirëpo, shumë janë skeptikë për shpjegimin që dha ajo në Instagram, duke besuar se është shkruar nën presion.
Irani aktualisht është i përfshirë nga protestat, pas vdekjes së një gruaje nën paraburgimin policor.
Rekabi garoi në Kore të Jugut në kampionatin e Azisë.
Familja e priti atë në aeroport, ndërsa u prit edhe me lule.
Në video shihen qindra përkrahës duket duartrokitur.