Botë

Qeveria e koalicionit holandez e dominuar nga një parti anti-islame lufton për të gjetur kryeministër

Geert Wilders

Geert Wilders

Foto: Associated Press

Partitë që ranë dakord të formojnë një koalicion holandez të dominuar nga e djathta ekstreme po luftojnë për të gjetur një kryeministër, dhe paralajmëruan të mërkurën se kërkimi mund ta lë Holandën pa një qeveri plotësisht funksionale për muaj të tërë.

Ligjvënësi anti-islam, Geert Wilders, i cili fitoi bindshëm zgjedhjet e nëntorit, u tha ligjvënësve se mund të duhej deri pas verës për të krijuar një qeveri teknokrate. Ai përsëriti se nuk do të bëhej kryeministër si pjesë e marrëveshjes së koalicionit, raporton AP.

Kandidati fillestar për kryeministër që Wilders kishte në mendje u tërhoq në fillim të kësaj jave pas akuzave të raportuara për përfshirjen e tij në mashtrimin me patentat mjekësore.

“Mund të zgjasë një ose dy muaj apo edhe deri në një takim kyç parlamentar në shtator”, ka deklaruar Wilders. 

Ai ka qenë një figurë përçarëse në politikën holandeze për dy dekadat e fundit.

"Askush nuk e kishte parashikuar se kjo do të funksiononte. Dhe ju siguroj se do të prezantohet ekipi qeveritar, përfshirë edhe kryeministrin. Natyrisht që edhe ne do ta bëjmë këtë të funksionojë”, ka shtuar ai.

Wilders luajti një rol të rëndësishëm në ndërtimin e një koalicioni me Partinë Popullore për Liri dhe Demokraci të qendrës së djathtë të kryeministrit Mark Rutte, Lëvizjen populiste të “Fermerit Qytetar” dhe partinë e re të qendrës “Kontrata e Re Sociale”.

Me planet për të zbatuar politikën më kufizuese të azilit në historinë e Holandës, Wilders ka errësuar pikëpamjen tradicionale të vendit si një shoqëri e hapur dhe tolerante.

Plani i koalicionit ka ngritur gjithashtu pikëpyetje në lidhje me angazhimet e qeverisë së ardhshme për klimën që është e përfshirë në politikat e Bashkimit Evropian. 

Çështjet e azilit dhe klimës mund të krijojnë shpejt beteja me selinë e BE-së në Bruksel, e cila mbikëqyr sesi zbatohen politikat në shtetet anëtare, dhe të dëmtojnë statusin e vendit si një shtyllë e bllokut 27-vendesh, të cilin Rutte e kishte ushqyer me kujdes gjatë gati 13 viteve të tij në fuqi.

Rutte mbetet në detyrë në një kapacitet kujdestar dhe shihet si një kandidat i fortë për t'u bërë sekretari i ardhshëm i përgjithshëm i NATO-s këtë vit.