Botë

Qëndroi në gatishmëri për dy vjet për kryerje të sulmeve terroriste - arrestohet irakiani në Gjermani

Policia gjermane

Policia gjermane

Foto: Associated Press

Një irakian është arrestuar në Gjermani mbi akuzën se kishte qëndruar në gatishmëri që të kryente sulme për Shtetin Islamik pasi arriti në shtetin gjerman më 2022.

I dyshuari, i identifikuar vetëm si Mahmoud A., u arrestua të mërkurën në Esslingen, kanë thënë prokurorët. Një gjykatës vendosi që ai të paraburgosej mbi dyshimin për anëtarësim në organizatë të huaj terroriste, derisa pritet ngritja e aktakuzës, raportoi AP. 

Ai akuzohet se i ishte bashkuar IS-it në Iran në maj 2016 dhe se ka luftuar për grupin ekstremist.

Prokurorët kanë thënë se Mahmoud arriti në Gjermani në tetor 2022 dhe qëndroi në gatishmëri që të kryente sulme në emër të IS-it. Ata nuk specifikuan nëse ndonjë sulm specifik ishte planifikuar që atëherë.