Botë

Putini shpall armëpushim treditor në Ukrainë

Vladimir Putin

Foto: Associated Press

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka shpallur armëpushim të njëanshëm treditor në Ukrainë nga 8-11 maj.

Ai i ka bërë thirrje edhe Kievit të bëjë të njëjtën gjë, ka njoftuar Kremlini të hënën, raporton CNN.

Kremlini ka thënë se vendimi për armëpushim është marrë pasi Rusia në ato data feston Ditën e Fitores mbi Gjermaninë Naziste.

Armëpushimi do të fillojë më 8 maj dhe do të zgjasë deri më 10 maj. 

Vendimi vjen pasi presidenti amerikan, Donald Trump, ka shtuar përpjekjet për të ndërmjetësuar një marrëveshje paqeje në Ukrainë. 

Deri në këtë moment, Putini kishte refuzuar të pranonte një armëpushim të plotë të pakushtëzuar, duke e lidhur atë me ndalimin e furnizimeve perëndimore të armëve për Ukrainën dhe përpjekjet mobilizuese të Ukrainës.

Ndërkohë, Ukraina dhe Rusia kanë shënjestruar njëra-tjetrën me sulme me rreze të gjatë, kanë njoftuar zyrtarët të hënën, mes pasigurisë së vazhdueshme nëse një marrëveshje për të ndaluar luftën e tyre më shumë se trevjeçare është e arritshme në fillimin e asaj që kryediplomati amerikan e quajti një javë "shumë kritike".