Botë

Putini mirënjohës ndaj Dodikut për marrëdhëniet me Rusinë

Presidenti i Republikës Srpska, Milorad Dodik, u takua të mërkurën në Kazan me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin. Dodik do të marrë sot në hapjen e “Future Games” në Kazan, të cilat do të hapen nga vetë Putini.

“Ne e dimë se situata në RS nuk është e thjeshtë dhe ne jemi të gatshëm të diskutojmë këtë çështje. Ju jemi mirënjohës për ruajtjen e marrëdhënieve me Rusinë. Ne do të punojmë edhe më shumë për marrëdhëniet tona të mira dhe ju jeni gjithmonë të mirëpritur në Federatën Ruse”, ka thënë Putin në takim me Dodikun.

Putin do të takohet me liderë nga disa vende në Kazan - presidentët e Kirgistanit, Uzbekistanit, Kazakistanit dhe vendeve të tjera, raporton agjencia ruse e lajmeve Ura.

Para takimit, Dodiku ka thënë se ishte privilegj të takohej me presidentin rus Putin, “çfarëdo që të thonë në Perëndim”. Ai përsëriti se RS-ja nuk do të vendosë sanksione ndaj Rusisë.

Dodik është në listën e zezë të SHBA-së.