Presidenti rus, Vladimir Putin ka miratuar një buxhet të fokusuar ushtarak për periudhën 2025-2027, tregon një dokument i publikuar në faqen zyrtare të akteve ligjore të dielën.
Buxheti i shtetit për vitin e ardhshëm përfshin një rritje prej 25% në shpenzimet ushtarake, por do të jetë më sekreti në historinë post-sovjetike, me pothuajse një të tretën e të gjitha shpenzimeve të mbyllura për shqyrtimin publik, raporton Reuters.
Euronews raporton se shpenzimet e Moskës për ushtrinë dhe forcat e sigurisë do të tejkalojnë shpenzimet për kujdesin shëndetësor, arsimin dhe politikën sociale së bashku.
Rreth 32.5% e buxhetit të postuar në një faqe interneti qeveritare të dielën është ndarë për mbrojtjen kombëtare, duke arritur në mbi 137 miliardë euro, nga 28.3% e raportuar këtë vit.
Qeveria ka pranuar se nevojat e asaj që Moska e quan operacionin e saj special ushtarak në Ukrainë dhe mbështetja për ushtrinë do të mbeten prioriteti buxhetor së bashku me nevojat sociale dhe zhvillimin teknologjik.