Botë

Putini emëron Alexander Darchiev ambasador të ri në Washington

Alexander Darchiev

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka emëruar diplomatin e lartë veteran Alexander Darchiev si ambasador në Shtetet e Bashkuara të enjten, duke shënuar një afrim midis dy vendeve, gjë që ka habitur Ukrainën dhe aleatët evropianë të Washingtonit.

Ministria e Jashtme ka thënë javën e kaluar se Washingtoni i kishte dhënë dritën jeshile në një takim midis zyrtarëve rusë dhe amerikanë në Turqi për të emëruar Darchiev, i cili tani shërben si kreu i departamentit të Amerikës së Veriut të ministrisë së Jashtme, raporton Reuters. 

Takimi gjashtë-orësh në Stamboll të enjten e kaluar, ku delegacionet punuan në përpjekje për të rivendosur funksionin normal të ambasadave të tyre, është shenja e fundit e një shkrirjeje midis dy vendeve.

Presidenti Donald Trump ka ndryshuar politikën e mëparshme për luftën në Ukrainë, duke hapur bisedimet dypalëshe me Moskën dhe duke ndërprerë ndihmën ushtarake për Kievin pas përplasjes me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky në Shtëpinë e Bardhë javën e kaluar.

Moska dhe Washingtoni ishin përfshirë në një seri mosmarrëveshjesh diplomatike mbi personelin dhe pronat e ambasadave në vitet e fundit.

Rusia nuk ka pasur ambasador në Uashington që nga tetori i kaluar, kur i dërguari i mëparshëm, Anatoly Antonov, la postin e tij.

Darchiev, 64 vjeç, ka shërbyer dy periudha të gjata në ambasadën e Rusisë në Washington dhe ka qenë ambasador në Kanada nga 2014 deri në 2021.