Presidenti rus, Vladimir Putin ka deklaruar se Rusia nuk planifikon të hyjë në luftë me ndonjë shtet, por synim i saji është t’i bindë palët tjera që të mos e luftojnë Moskën, ka raportuar të hënën agjencia ruse e lajmeve, TASS.
Putini i ka bërë këto komente në intervistën dhënë kësaj agjencie lajmesh, intervistë kjo e cila është duke u botuar në pjesë. Komentet e së hënës ishin përfshirë në pjesën e gjashtë të kësaj interviste, raporton Reuters, transmeton Koha.net.
Komentet e Putinit vijnë midis tensioneve gjithnjë e më të larta në rajonin Idlib të Sirisë, ku Rusia është duke i mbështetur forcat qeveritare siriane kundër Turqisë.