Presidenti rus Vladimir Putin ka thënë se bisedimet e paqes në Ukrainë duhet të nisin sërish, por se Moska do të bashkëpunonte vetëm me liderët legjitimë në Kiev, duke vënë në dyshim pozicionin e presidentit ukrainas Vlodymyr Zelensky.
Në një konferencë për shtyp në Minsk të premten, Putini ka theksuar se negociatat duhet të pasqyrojnë realitetin në terren, raporton Reuters.
Rusia ka nisur ta vë në dyshim legjitimitetin e qeverisë në Kiev dhe pozicionin presidencial të Volodymyr Zelenskyt, pasi Ukraina njoftoi se nuk do të mbajë zgjedhje këtë vit për shkak të luftës me Rusinë.
Zelensky e fitoi mandatin presidencial në vitin 2019, kur mposhti ish-presidentin Petr Poroshenko dhe zgjedhjet e ardhshme supozohej të mbaheshin në mars ose prill.
Reuters sot ka raportuar se Putini është i gatshëm për armëpushim në vijat aktuale të frontit.
LEXO EDHE: