Botë

Protestuesit nuk binden nga premtimet e reja të qeverisë libaneze

Kryeministri libanez, Saad Hariri, i ka bërë publike reformat ekonomike, në përpjekje për të shuar protestat më të mëdha popullore në Liban në 14 vjet.

Bankat kanë qëndruar të mbyllura që nga e premtja, duke kërcënuar ekonominë e shtetit të Lindjes së Mesme, transmeton KTV. Por protestuesit, të cilët llogaritet se janë më shumë se një milion në Liban, nuk janë të bindur.

Njerëzit që dolën në rrugë nga qytetet e shumta të Libanit, nga sektet dhe grupet fetare në një refuzim masiv të status quo-së, thanë se premtimet nuk janë të mjaftueshme.

Sipas tyre, kryeministri po manipulon me premtime të vjetra dhe se ata nuk do të ndalën së qëndruari në rrugë derisa elita politike të dorëhiqet.