Policia holandeze ka arrestuar dhjetëra studentë aktivistë të cilët po protestonin në kampusin e Universitetit të Amsterdamit.
Në videot e shpërndara në rrjetet sociale shihen forcat policore të cilët rrëzojnë barrikadën e ngritur nga studentët me buldozer dhe më pas rrahin protestuesit para se t’i arrestonin.
Studentët e Universitetit të Amsterdamit filluan protestat e tyre të hënën, duke bërë thirrje për ndërprerjen e lidhjeve akademive mes universiteteve izraelite, raporton “Associated Press”.
Protesta pro palestineze nga studentët u mbajtën edhe në Finlandë, Danimarkë, Gjermani, Itali, Spanjë dhe në Britani të Madhe. Ditët e fundit ka pasur demonstrata edhe në kampuset e universiteteve në Francë.