Autoritetet në Peru kanë zhvilluar bisedime të nivelit të lartë në përpjekje për të zgjidhur një krizë të thelluar politike të shkaktuar nga rrëzimi i ish-presidentit, Pedro Castillo.
Këshilli i Shtetit, organi i përbërë nga përfaqësues të të gjitha degëve të pushtetit dhe krerët e kishës patën një takim tre-orësh në kryeqytetin Lima tw premten, raportoi BBC-ja tw shtunwn.
Më parë, dy ministra të qeverisë dhanë dorëheqjen, pas ditëve të protestave të dhunshme për shkarkimin e Pedro Castillo më 7 dhjetor. Ndwrkaq, më shumë se 20 persona janë vrarë.
Pas takimit të së premtes në mbrëmje, kreu i Bordit Kombëtar të Drejtësisë, José Ávila, u bëri thirrje peruanëve që të shmangin dhunën dhe të angazhohen në dialog paqësor me autoritetet. Ai tha se ministrat e qeverisë do të udhëtojnë në zonat ku njerëzit po protestonin, për të nxitur një dialog të tillë.
Presidentja e re, Dina Boluarte, nuk dha asnjë deklaratë për shtyp.
Në një tjetër zhvillim, mijëra turistë janë bllokuar në qytetin juglindor të Cusco-s pasi protestuesit detyruan aeroportin lokal të mbyllet.
Peruja ka kaluar nëpër vite trazirash politike, me krizën e fundit që erdhi në krye kur Castillo njoftoi se po shpërndante Kongresin dhe do të vendoste një gjendje të jashtëzakonshme.
Megjithatë, plani i tij dështoi dhe Kongresi në vend të kësaj votoi me shumicë dërrmuese për ta fajësuar atë. Castillo, i cili aktualisht është në paraburgim, po hetohet me akuzat për rebelim dhe komplot. Ai imohon të gjitha akuzat, duke këmbëngulur se është ende presidenti legjitim i vendit.
Demonstruesit po bëjnë thirrje për mbylljen e Kongresit, dorëheqjen e Boluarte dhe zgjedhje të parakohshme. Të premten, Kongresi votoi kundër një propozimi për ta çuar vendin në zgjedhje vitin e ardhshëm.