Protestat kundër presidentes së Perusë, Dina Boluarte, kanë lënë të vdekur afro 50 persona që kur nisën para një muaji.
Ndërsa të mërkurën pati përleshje të reja në qytetin Cusco, raporton agjencia AP.
Zyrtarët shëndetësorë në Cusco kanë njoftuar se 16 civilë dhe gjashtë policorë janë lënduar, ndërsa protestuesit kanë tentuar të marrin në dorë aeroportin e qytetit.
Protestat dhe bllokadat e rrugëve kundër Boluartes dhe në përkrahje të ish-presidentit Pedro Castillo janë parë në 41 provinca, kryesisht në jug të Perus.
Protestat nisën në fillim të dhjetorit, pasi rrëzimit të Castillos dhe arrestimit të tij.
Qeveria e Perusë ka njoftuar tri ditë orë policore gjatë natës në Puno, ku ka pasur dhunë të madhe të hënën, ndërsa në përleshje mes protuestuesve dhe policisë vdiqën 17 persona.
Protestuesit më vonë sulmuan dhe dogjën për vdekje një polic.