Në Turqi kanë shpërthyer protesta pasi autoritetet turke arrestuan kryebashkiakun e Stambollit, Ekrem Imamoglu, vetëm disa ditë para se ai të emërohej kandidat për president.
Imamoglu, nga Partia Laike Republikane Popullore, shihet si një nga rivalët politikë më të fortë të presidentit Rexhep Tajip Erdogan.
Prokurorët e akuzuan atë për korrupsion dhe ndihmë të një grupi terrorist.
Policia turke ka arrestuar kryebashkiakun e Stambollit, Ekrem Imamoullu, njëherësh rival kryesor i presidentit Rexhep Tajip Erdoan, nën akuzat për korrupsion dhe për ndihmë grupit terrorist, në atë që partia më e madhe opozitare e quajti “tentim puç ndaj presidentit të ardhshëm”.
Arrestimi i politikanit të njohur, që e ushtroi për dy mandate detyrën e kryetarit të qytetit më të madh të Turqisë, ndodhi pak ditë para se Partia Popullore Republikane ta caktonte atë si kandidat të sajin për president.
E vetë Imamoullu, pak para se të arrestohej nga policia, e kualifikoi veprimin si goditje për vullnetin e popullit.
“Me qindra policë më erdhën te dyert e shtëpisë. Po ma bastisin shtëpinë, po më trokasin në derë. Qëndroj i vendosur, ia lë veten besimit të jo vetëm 16 milionë banorëve të Stambollit, por 86 milionë qytetarëve të Turqisë, dhe të gjithë atyre që ngrihen për demokraci e drejtësi në mbarë botën. Do ta vazhdoj vendosmërisht luftën për të drejta dhe liri themelore”, ka deklaruar Imamoullu.