Qindra ukrainas kanë dalë në rrugët e Kievit, për të kërkuar më shumë përkrahje për forcat e armatosura.
Administrata e qytetit të Kievit ka miratuar buxhetin për vitin e ardhshëm të enjten.
Buxheti i kryeqytetit ka nxitur qytetarët që të mblidhen para ndërtesave të qeverisë, duke bërë thirrje që buxhetet e qyteteve të ofrohen për forcat e armatosura të Ukrainës.
Protestuesit besojnë se qeveritë e qyteteve duhet të kenë prioritet përpjekjet e shtetit në luftën kundër Rusisë.
Protestuesit kanë thënë se nuk duan parqe me këtë buxhet, por më shumë dronë ushtarakë.
Në javët e fundit është konfirmuar se kundërofensiva verore e Ukrainës nuk ka qenë e suksesshme, ndërkaq presidenti Volodymyr Zelenskyy ka nisur turneun e radhës nëpër shtetet aleate në kërkim të ndihmave ushtarake me qëllim, që të vazhdojë luftën kundër Rusisë.
Në ditët e fundit ka vizituar Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe shtetet skandinave.