Botë

Propozimet ruse për korridoret humanitare, dy nga to çojnë vetëm në Rusi dhe Bjellorusi

Disa nga korridoret e reja të armëpushimit të shpallura nga Rusia, çojnë në Rusi ose Bjellorusi. Nga katër qytetet që përmenden, Kharkiv, Kiev, Mariupol dhe Sumy, vetëm këto dy të fundit kanë rrugë evakuimi që çojnë në pjesë të tjera të Ukrainës.

Lista e plotë e rrugëve u publikua nga agjencia ruse e lajmeve Ria, duke cituar një organ të themeluar së fundmi të quajtur Shtabi Koordinues Ndërdepartamental për Reagimin Humanitar në Ukrainë.

Mariupol

Rruga 1 - Novoazovsk, Taganrog, Rostov-on Don (Rusi), më pas nëpërmjet rrugës ajrore, tokësore ose hekurudhore në një destinacion të zgjedhur ose vend të përkohshëm.

Rruga 2 - Portivske, Mangush, Respublika, Rosivka, Bilmak, Polohi, Orekhiv, Zaporizhzhya (Ukrainë).

Kharkiv

Nekhoteyevka, Belgorod (Rusi) më pas nëpërmjet rrugëve ajrore, tokësore apo me tren.

Sumy

Rruga 1 - Sudzha, Belgorod pastaj me çdo transport.

Rruga 2 - Sumy, Golubivka, Romny, Lokhvitsya, Lubny, Poltava (Ukrainë).

Kiev

Hostomel, Rakivka, Sosnovka, Ivankiv, Orane, Çernobil, Gden', Gomel (Bjellorusi), pastaj nëpërmjet rrugëve ajrore në Rusi.

Deklarata shton se ushtria ruse do të kryejë "kontroll objektiv të pandërprerë të evakuimit, duke përfshirë përdorimin e dronëve", raporton BBC.

Një zëdhënës i presidentit ukrainas, Volodymyr Zelenskiy, e ka quajtur propozimin "plotësisht imoral", duke thënë se Rusia po përpiqej "të përdorë vuajtjet e njerëzve për të krijuar një pamje televizive".


Ukraina i quan “të papranueshme” korridoret e propozuara humanitare

Korridoret humanitare të propozuara nga Rusia, i ka quajtur “të papranueshme” zëvendëskryeministrja e Ukrainës, Iryna Vereshchuk.

Nga katër qytetet e përmendura në propozimin e Rusisë, vetëm Mariupol dhe Sumy kanë rrugë evakuimi që të çojnë në pjesë të tjera të Ukrainës. Të gjitha rrugët e tjera të çojnë drejtpërdrejt në Rusi ose Bjellorusi.

"Kjo është një mënyrë e papranueshme për hapjen e korridoreve humanitare. Njerëzit tanë nuk do të shkojnë nga Kievi në Bjellorusi për t'u transportuar më pas në Federatën Ruse”, tha Vereshchuk.

Ajo u bëri thirrje Shteteve të Bashkuara, Britanisë së Madhe dhe Francës për ndihmë në krijimin e korridoreve.