Botë

Prokurori i Posaçëm dorëzon aktakuzën e ripërpunuar kundër Trumpit

Donald Trump

Donald Trump

Foto: Associated Press

Prokurori i Posaçëm i Departamentit të Drejtësisë së SHBA-së, Jack Smith, ka ripërpunuar aktakuzën ndaj ish-presidentit Donald Trump për siç pretendohet përpjekjet e tij për të ndërhyrë në zgjedhjet e vitit 2020 pas humbjes së tij nga Joe Biden, raporton “BBC”. 

Aktakuza e plotësuar i përshtatet pretendimet kundër Trumpit me vendimin e fundit të Gjykatës Supreme të SHBA-së që presidentët janë imun ndaj ndjekjeve penale për sjellje të caktuara sa janë në detyrë. 

Aktakuza e plotësuar përmban katër akuza tjera penale kundër Trumpit. 

Trump ka mohuar akuzat për ndërhyrje në zgjedhje, megjithëse ai ka insistuar – pa prova – se ka pasur mashtrim të gjerë të votuesve në zgjedhjet e vitit 2020. 

Aktakuza e re lë në fuqi katër krimet për të cilat Trump po akuzohet se ka kryer – komplot për mashtrim të SHBA-së, komplot për të penguar një procedurë zyrtare, përpjekje për të penguar një procedurë zyrtare dhe komplot kundër të drejtave. 

Trumpi më parë është deklaruar i pafajshëm ndaj të gjitha këtyre akuzave. 

Por, aktakuza e ripërpunuar – që zvogëlohet nga 45 në 36 faqe – ripunon gjuhën e akuzave dhe rafinon mënyrat që presidenti dyshohet se ka kryer këto krime në përputhje me vendimin e Gjykatës Supreme për imunitetin presidencial.

Aktakuza e re, shembull, hedh poshtë pretendimin se Trump u përpoq t’u bënte presion zyrtarëve të Departamentit të Drejtësisë që të punonin për ta përmbysur humbjen e tij. 

Gjykata Supreme vendosi se udhëzimi i Trumpit për zyrtarët e drejtësisë nuk ishte ilegal. 

Zyra e Prokurorit të Posaçëm, shpjegoi arsyen e aktakuzës së re në një deklaratë të martën. 

“Aktakuza e plotësuar, që iu paraqit një jurie të re që nuk ka dëgjuar më parë prova në këtë rast, pasqyron përpjekjen e Qeverisë për të respektuar dhe zbatuar vendimin e Gjykatës Supreme dhe udhëzimet në çështjen Trump kundër SHBA-së”, thuhet në deklaratën. 

Dokumenti i ri  argumenton se Trump veproi si një qytet privat – dhe jo si president – kur ndërmori skemën e supozuar për të ndikuar në zgjedhje. 

“I pandehuri nuk kishte asnjë përgjegjësi zyrtare në lidhje me procedurën e certifikimit, por ai kishte interes personal si kandidat që të shpallej fitues i zgjedhjeve”, thuhet në një nga rreshtat e ri në aktakuzë. 

Në një pjesë tjetër përfshihet edhe padia e ngritur nga fushata e tij në Gjeorgjia.