Dosje të tilla supozohet se do të deklasifikohen pas një periudhe kohore, por për shkak se kjo nuk ndodh automatikisht, pashmangshmërisht ka ngecje - kjo është pjesërisht arsyeja pse zyrtarët po “mbyten” në informacione të klasifikuara. Dokumentet e tjera të klasifikuara, të emërtuara “Informacion i ndarë i ndjeshëm” (SCI), përmbajnë detaje që mund t’i ekspozojnë burimet e inteligjencës
Për liderët botërorë, duket se fjalët “tepër sekret” ndonjëherë trajtohen më shumë si sugjerim sesa urdhër.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës është i fundit në rreshtin e gjatë të politikanëve që janë kapur duke qenë të pakujdesshëm me dokumentet e klasifikuara.
Kanë dalë lajme për dosjet e gjetura në ish-zyrën e tij private, e ndjekur nga një tjetër zbulim i letrave të ndjeshme në garazhin e shtëpisë së tij në Delaware, të ruajtura në një kuti pranë makinës së tij sportive Chevrolet Corvette të viteve 1960.
Presidenti Biden ka thënë se fatkeqësitë nuk janë në përputhje me standardet e tij personale: “Njerëzit e dinë që unë i marr seriozisht materialet e klasifikuara”.
Por ai është larg nga politikani i parë që është zbuluar duke keqpërdorur materiale delikate.
Nga bastisja e Donald Trumpit në Mar-a-Lago e deri te dorëheqja e ministrit kanadez, shumë shtetarë janë futur në telashe për mosrespektimin e protokollit të sigurisë.
“Vendosja e gabuar e dokumenteve të klasifikuara është shumë e zakonshme dhe ndodh gjatë gjithë kohës”, ka thënë Tom Blanton, i cili drejton Arkivin e Sigurisë Kombëtare, depo e pavarur e dokumenteve qeveritare me bazë në Universitetin George Washington.
Dallimi në dokumente
Teksa është e paqartë saktësisht se çfarë ishte në dokumentet që Bideni kishte në posedim të tij, Blanton ka thënë se ekziston një gamë e gjerë informacioni që mund të klasifikohet. Disa materiale, si njoftimet e udhëtimit, mund të klasifikohen edhe nëse përmbajnë kryesisht informacion publik nga artikujt e lajmeve.
Dosje të tilla supozohet se do të deklasifikohen pas një periudhe kohore, por për shkak se kjo nuk ndodh automatikisht, pashmangshmërisht ka ngecje - kjo është pjesërisht arsyeja pse zyrtarët po “mbyten” në informacione të klasifikuara.
Dokumentet e tjera të klasifikuara, të emërtuara “Informacion i ndarë i ndjeshëm” (SCI), përmbajnë detaje që mund t’i ekspozojnë burimet e inteligjencës.
Disa dokumente të shënuara SCI u gjetën në Mar-a-Lago, shtëpinë e Donald Trumpit në Florida, sipas fotove të publikuara nga FBI-ja.

Gabim i sinqertë?
Por ndryshimi i madh midis Bidenit dhe gabimeve të të tjerëve, dhe atyre të Trumpit, është se si u trajtuan gabimet pasi u zbuluan, ka thënë eksperti ligjor i sigurisë kombëtare Brad Moss.
“Ju njoftoni autoritetet, siguroheni që dokumentet t'i kthehen siç duhet entit qeveritar përkatës dhe të merren nga vendi i paautorizuar. Kështu duhet ta bëni”, ka ai.
“Ajo që ju nuk bëni është ajo që bëri Trumpi, i cili kaloi 18 muaj duke vonuar, turbulluar, penguar hetimin”.
Moss ka theksuar se duke pasur parasysh se presidenti amerikan Biden ka bashkëpunuar me departamentin e drejtësisë, nuk ka gjasa që të ngrihet ndonjë akuzë penale, por ato nuk janë të padëgjuara.
Sipas Aktit të Spiunazhit dhe dispozitave të tjera federale të sigurisë, çdo mbajtje, keqpërdorim ose transmetim i paautorizuar i dokumenteve shkel ligjin. Por autoritetet rrallë ndjekin penalisht, përveç dy arsyeve, ka shtuar Moss: “Qëllimi ose pengimi”.
Nëse autoritetet besojnë se një dokument është mbajtur qëllimisht për t’u shitur ose rrjedhur, personi përgjegjës mund të përballet me pasoja të rënda ligjore, siç ndodhi në rastin e ish-shefit të CIA-s, David Petraeus.
Petraeus u akuzua për dhënien e dokumenteve të klasifikuara ish-zonjës dhe biografit të tij. Ai arriti një marrëveshje me departamentin e drejtësisë, duke shmangur akuzat për krime, por u dënua me dy vjet lirim me kusht dhe një gjobë prej 100 mijë dollarësh.
Akuzat janë, gjithashtu, të mundshme nëse personi përgjegjës për dokumentet pengon një hetim për keqpërdorimin e tyre.
Gabime të turpshme
Por shumicën e kohës, pasojat e keqpërdorimit të dokumenteve të klasifikuara janë më shumë politike sesa kriminale.
Kush mund ta harrojë zbulimin në vjeshtën e vitit 2020, javë para zgjedhjeve, se Hillary Clinton kishte ruajtur emailet e punës në një server personal kur ishte Sekretare e Shtetit? FBI-ja hetoi dhe ajo u lirua nga ndjekja penale.
Edhe pse ndihmësit e saj u ndëshkuan për “pakujdesinë e jashtëzakonshme”, u zbulua se ajo nuk ndante me vetëdije informacione të ndjeshme.
Zyrtarët amerikanë nuk janë të vetmit që mund të akuzohen për pakujdesi.
Maxime Bernier, ministri i Jashtëm i Kanadasë nën kryeministrin Stephen Harper, u detyrua të jepte dorëheqjen në vitin 2008 pasi e dashura e tij e atëhershme doli në televizion dhe tha se kishte lënë dokumente sekrete në banesën e saj. Shtypi kishte një ditë në terren.
Në vitin 2011, ministri i Mbretërisë së Bashkuar Oliver Letwinit iu tërhoq vërejtja kur u shfaq një foto e tij duke hedhur dokumente qeveritare në mbeturina.
Ai kërkoi falje dhe një hetim zbuloi se asnjë nga dokumentet nuk ishte klasifikuar. Megjithatë, ai u detyrua të nënshkruante zotimin për të ndryshuar mënyrën se si ai i trajtonte të dhënat personale.
Pse vazhdon të ndodhë kjo?
Blanton ka thënë se një pjesë e problemit është vëllimi i madh i dokumenteve të klasifikuara që kalojnë nga duart e zyrtarëve të lartë. Shumë prej atyre dokumenteve as që kishin nevojë të klasifikoheshin ose duhet të deklasifikoheshin automatikisht pas disa vitesh, ka shtuar ai, por “e kuptoni se njerëzit fyhen për këtë”.
Një problem tjetër, sipas Moss, është se zyrtarët e nivelit të lartë - qofshin ata president apo anëtar i kabinetit - shpesh nuk janë të trajnuar siç duhet për praktikat më të mira të sigurisë në të njëjtën mënyrë që mund të ketë qenë një ndihmës i lartë. Dhe për shkak të statusit të tyre dhe lejes së sigurisë, atyre u jepet qasje e pashembullt në materiale të ndjeshme.
Kur nëpunësit civilë bëjnë një gabim, atyre mund t'u hiqet certifikata e sigurisë ose të pezullohen ose pushohen nga puna.
Por t'i thuash personit më të fuqishëm në dhomë se po e bëjnë gabim është më e lehtë të thuash sesa të bësh.
“Stërvitja më e mirë do ta rregullonte atë, por në realitet, kjo nuk do të ndodhë kurrë”, ka thënë Moss. “Sapo të arrini në atë nivel autoriteti, ju prireni të keni një pamje shumë të gjerë të fuqive tuaja dhe shkallës në të cilën dikush mund t’ju tregojë se si të bëni diçka”.