Botë

Princesha e Uellsit paraqitet për herë të parë pas diagnostikimit me kancer

Kate Middleton

Foto: Associated Press

Princesha e Uellsit, Kate Middleton, ka bërë paraqitjen e parë publike të shtunën që prej kur zbuloi se ishte diagnostikuar me kancer.

Ajo u fotografua kur arriti në Pallatin Buckingham bashkë me bashkëshortin, Princin William, dhe fëmijët e tyre, për të marrë pjesë në paradën ushtarake vjetore në shënimin e ditëlindjes së monarkut britanik.

Princesha ka thënë se po bën “përparim të mirë” por se “ka ditë të mira dhe të këqija”, shkroi Guardian. 

“Në ditët e këqija ndihesh e dobët, e lodhur dhe duhet t’i japësh trupit pushim. Por, në ditët e mira, kur ndihesh e fuqishme, dëshiron ta nxjerrësh më të mirën”, ka thënë ajo.

Në mars, Kate ka zbuluar se po i nënshtrohej kimioterapisë.