Priftërinj ortodoksë rusë kanë vizituar depon e karburantit që po vazhdon të digjet prej tre ditësh që kur u godit nga një sulm me dron nga Ukraina.
Mbi 500 zjarrfikës po punojnë për ta shuar zjarrin e madh në objektin në Proletarsk, rajoni Rostov.
Rreth 20 nga 74 cisternat ishin nën zjarr, kanë thënë autoritetet për agjencinë e lajmeve RIA.
Të mërkurën, priftërinj vendas kanë bërë lutje afër automjeteve të zjarrfikësve.
“Priftërinjtë folën me zjarrfikësit dhe bekuan automjetet e zjarrfikësve”, ka thënë Kisha Ortodokse Ruse.
Autoritetet kanë shpallur gjendje emergjente, por kanë thënë se nuk ka rrezik që zjarri të përhapet në zonat e banuara, raportoi BBC.
Ukraina nuk ka komentuar për sulmin mbi depon, por forcat e saj kanë shënjestruar depo të ngjashme që kur nisi sulmin befasues brenda Rusisë.