Botë

Pretendonte se nga statuja e Virgjëreshës Mari dilte gjak, ADN-ja tregon se ishte gjaku i gruas

Pretendonte se nga statuja e Virgjëreshës Mari dilte gjak, ADN-ja tregon se ishte gjaku i gruas

Foto: Getty

Një grua, që mblodhi qindra pelegrinë në një qytezë afër Romës duke pretenduar se një statujë e Virgjëreshës Mari qante me lot gjaku, mund të përballet me gjyq pasi testi i ADN-së ka treguar se gjaku në statujë ishte i vetë asaj.

Gisella Cardia, e cili po ashtu pretendoi se statuja i transmetonte asaj mesazhe, vitin e kaluar u shpall mashtruese nga kisha katolike romake, e ajo më pas ajo shfaqi edhe më shumë idetë mbi fenomenet e mbinatyrshme.

Disa njerëz pretenduar se ishin mashtruar nga Cardia, pasi kishte krijuar një fond për të mbledhur donacione që thoshte se do t’u shkonin fëmijëve të sëmurë, raportoi Guardian. 

Prokurorët urdhëruan testimin e gjakut nga ku doli se ishte i asaj dhe tani pritet që të procedohet rasti. Avokati i Cardias, Solange Marchignoli, ka thënë se prezenca e ADN-së së Cardias nuk e përjashton fenomenin e mbinatyrshëm.

Cardia e bleu statujën në vitin 2016 në një vend pelegrinazhi katolik në Megjugorje të Bosnjës. Më vonë u bë qendër pelegrinazhi që ajo e krijoi në Trevignano Romano, me njerëz kudo nga Italia dyndeshin në qytezë për adhurim.