Botë

Presidentin jugkorean shkakton protesta rivale në Seul

protesta

Protestuesit që mbështesin dhe ata që kundërshtojnë presidentin e Koresë së Jugut, Yoon Suk Yeol mbajtën protesta, grupet e të cilëve janë ndarë me qindra metra larg njëri-tjetrit.  

Protestat ndodhën të shtunën në Seul, një javë pasi Yoon u fajësua për shpalljen e  ligjit ushtarak.

Fuqitë presidenciale të Yoonit janë pezulluar, por ai mbetet ende në detyrë. Ai nuk ka respektuar thirrjet e ndryshme nga autoritetet që hetojnë nëse ligji ushtarak që ai shpalli, përbënte kryengritje.

Kjo shpallje u deklarua në orët e vona të 3 dhjetorit dhe u anulua disa orë më vonë, raporton Reuters.

Ai gjithashtu nuk i është përgjigjur përpjekjeve për të kontaktuar Gjykatën Kushtetuese, e cila vendos nëse do ta shkarkojë atë nga detyra apo do t'i rikthejë kompetencat presidenciale. Gjykata ka në plan të mbajë seancën e parë përgatitore javën e ardhshme.

Protestat pro dhe kundër Yoonit të së shtunën u mbajtën në Gwanghwamun në qendër  të kryeqytetit. Nuk u raportua për ndonjë incident.