Botë

Presidenti rumun tërhiqet nga gara për udhëheqjen e NATO-s, hapet rruga për Rutten

Mark Rutte

Mark Rutte

Foto: Associated Press

Presidenti i Rumanisë, Klaus Iohannis, është tërhequr nga gara për t'u bërë sekretari i ardhshëm i Përgjithshëm i NATO-s.

Vendimi i tij i ka hapur rrugën kryeministrit holandez, Mark Rutte, i konsideruar prej kohësh i duhuri për këtë detyrë, për të marrë zyrtarisht postin, raporton The Guardian.

Lëvizja erdhi pasi kryeministri i Hungarisë, Viktor Orbán, hoqi dorë nga kundërshtimi i tij ndaj kandidaturës së Rutte.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg e ka përshkruar të martën kryeministrin e Holandës, Mark Rutte, si një kandidat shumë të fortë për ta zëvendësuar atë.

Rutte tashmë ka edhe mbështetjen e Hungarisë dhe Sllovakisë për postin e të parit të NATO-s.

Aleanca mbrojtëse i merr vendimet me konsensus, kështu që një kandidat ka nevojë për mbështetjen e të gjithë 32 aleatëve. Vetem Rumania, presidenti i së cilës, Klaus Lohannis, po luftonte po ashtu për pozitën, e kundërshtonte deri tani kandidaturën e Ruttes.

Shefi i ardhshëm i NATO-s do të përballet me sfidën e mbajtjes së mbështetjes së aleatëve për luftën e Ukrainës kundër pushtimit të Rusisë, ndërkohë që do t’i duhet të ruhet nga çdo përshkallëzim që mund ta tërheqë aleancën ushtarake në një luftë të drejtpërdrejtë me Moskën.