Presidenti palestinez, Mahmoud Abbas i ka bërë thirrje të mërkurën grupit militant Hamas, Hamasit, të heqë përgjegjësinë për Rripin e Gazës, t'i dorëzojë armët Autoritetit Palestinez dhe të kthehet në një parti politike.
Hamasi ka refuzuar thirrjet në muajt e fundit nga Izraeli dhe Shtetet e Bashkuara për të lënë armët, raporton Reuters.
Abbas i ka bërë komentet e tij në një fjalim gjatë një takimi në qytetin Ramallah të Bregut Perëndimor, në të cilin ai pritet të emërojë një pasardhës, pjesë e përpjekjeve për t'iu përgjigjur dyshimeve ndërkombëtare mbi qëndrueshmërinë e Autoritetit Palestinez në një moment kritik për rajonin.
"Hamasi duhet t'i dorëzojë përgjegjësitë e tij në Gaza, t'ia dorëzojë armët autoritetit Palestinez dhe të shndërrohet në një parti politike”, ka thënë Abbas.
Abbas ka kritikuar sulmin e udhëhequr nga Hamasi ndaj Izraelit më 7 tetor 2023, për të cilin ai ka thënë se i ka dhënë Izraelit një pretekst për të shkatërruar Gazën.
Izraeli ka nisur fushatën e tij ushtarake kundër Hamasit në Gaza pas sulmit të udhëhequr nga Hamasi.
Hamasi, i cili kundërshton përpjekjet e Abasit për paqebërjen me Izraelin, e ka akuzuar atë për goditjen e fraksioneve militante në Bregun Perëndimor të pushtuar nga Izraeli.
Abbas po ashtu u ka kërkuar udhëheqësve botërorë të detyrojnë Izraelin t'i japë fund luftës në Gaza, të tërheqë forcat e tij dhe t'i japë fund aktiviteteve të vendbanimeve hebraike, duke shtuar se nuk mund të ketë paqe derisa palestinezët të krijojnë një shtet në kufijtë që ishin në vend përpara luftës së Lindjes së Mesme të vitit 1967.