Botë

Presidenti i Ukrainës kërkon mbështetjen e aleatëve të NATO-s

(AP) - Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, është takuar, të mërkurën me ministrat e mbrojtjes të NATO-s, në Bruksel, për të kërkuar edhe më tej mbështetjen për Ukrainën në luftën e saj kundër Rusisë.

“Është shumë e rëndësishme që të ketë prioritete. Ka sisteme të mbrojtjes ajrore. Këto nuk janë vetëm fjalë. Këto janë gjëra shumë konkrete dhe ne kemi nevojë për to”, ka thënë Zelenskyy pas mbërritjes, duke këmbëngulur se raketat me rreze të gjatë veprimi ishin po aq thelbësore.

Ai gjithashtu bëri thirrje për më shumë municion.

Aleatët e NATO-s dhe vendet partnere do të presin të dëgjojnë saktësisht se çfarë lloj pajisjesh ushtarake i duhen Kievit.

Pas këtij takimi, 31 aleatët dhe Ukraina do të marrin pjesë në Këshillin e parë NATO-Ukrainë në këtë nivel. Forumi u krijua zyrtarisht në korrik si pjesë e përpjekjeve për ta afruar Kievin me aleancën.

Takimi vjen pasi Ukraina po kërkon më shumë armë për të ndihmuar trupat e saj të rimarrin terren nga forcat ruse para se të fillojë moti më i ftohtë.