Botë

Presidenti i Sirisë, Ahmed al-Sharaa bën thirrje për paqe

Ahmad al-Sharaa

Foto: Associated Press

Udhëheqësi sirian, Ahmed al-Sharaa, ka bërë thirrje për paqe të dielën pasi qindra njerëz janë vrarë në zonat bregdetare, në dhunën më të madhe që nga rënia e Bashar al-Assadit.

Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut, një monitorues i luftës me bazë në Britani, ka bërë të ditur të shtunën se më shumë se 1,000 njerëz janë vrarë në dy ditët e luftimeve në rajonin bregdetar të Mesdheut. Kjo përfshinte rreth 125 luftëtarë të lidhur me qeverinë e re të udhëhequr nga islamistët dhe 148 luftëtarë pro-Assad, raporton Reuters.

"Ne duhet të ruajmë unitetin kombëtar dhe paqen e brendshme, ne mund të jetojmë së bashku”,ka thënë Sharaa, presidenti i përkohshëm, ndërsa vazhdonin përleshjet midis forcave të lidhura me sundimtarët e rinj islamikë dhe luftëtarëve nga sekti alavit i Asasdit.

"Ajo që po ndodh aktualisht në Siri është brenda sfidave të pritshme”, ka shtuar ai teksa po fliste në një xhami në Damask. 

Assadi është rrëzuar dhjetorin e kaluar pas dekadave të sundimit dinastik nga familja e tij.

Burimet siriane të sigurisë kanë thënë se të paktën 200 nga anëtarët e tyre u vranë në përleshjet me ish-personelin e ushtrisë për shkak të besnikërisë ndaj Assadit pas sulmeve të koordinuara dhe pritave ndaj forcave të tyre që u zhvilluan të enjten.

Sulmet u shndërruan në vrasje hakmarrëse kur mijëra mbështetës të armatosur të liderëve të rinj të Sirisë nga i gjithë vendi zbritën në zonat bregdetare për të mbështetur forcat e rrethuara të administratës së re.

LEXO EDHE: