Botë

Presidenti i shkarkuar nga Parlamenti korean lirohet nga burgu

Yoon

Foto: Associated Press

Presidenti i shkarkuar nga Parlamenti i Koresë së Jugut, Yoon Suk Yeol, është liruar nga burgu të shtunën, një ditë pasi Gjykata e Seulit e anuloi masën e arrestit për t’i lejuar të dilte në gjyq pa qenë në paraburgim.

Ai u prit nga mbështetës që e duartrokitën sapo doli nga burgu.

Në një deklaratë të lëshuar përmes avokatëve të tij, Yoon u ka kërkuar atyre që janë në grevë urie si shprehje kundërshtie për shkarkimin e tij t’i japin fund asaj.

Yoon u arrestua në janar pas ligjit ushtarak që shpalli në vend dhe që e çoi vendin në krizë politike. Opozita parlamentare votoi pro shkarkimit, duke çuar në suspendim të tij nga zyra.

Pas votimit parlamentar, i takon Gjykatës Kushtetuese ta shqyrtojë rastin nëse do ta shkarkojë zyrtarisht apo ta kthejë në detyrë Yoonin. Nëse gjykata e mban vendimin e shkarkimit, Koreja e Jugut do të shkonte në zgjedhje.