Botë

Polonia synon të trajnojë 100,000 rezervistë ushtarakë çdo vit

Tusk

Foto: Associated Press

Kryeministri i Polonisë, Donald Tusk, ka thënë të martën se qeveria e tij synon të çojë në stërvitje ushtarake 100,000 vullnetarë çdo vit duke filluar nga viti 2027. Ai kërkon që të ndërtojë një ushtri rezervistësh për shkak të shqetësimeve për Rusinë.

Ai ka shtuar se kabineti i ministrave dhe zyrtarë qeveritarë po ashtu do t’u nënshtrohen stërvitjeve ushtarake.

Tusk njoftoi javën e kaluar se Polonia ka nevojë për 500,000 ushtarë, mbi dyfishi i numrit aktual. Do të përfshinte rezervistët si shtesë ndaj ushtrisë profesionale.

Shqetësimet për sigurinë janë ngritur javët e fundit ndërsa Rusia vazhdon ta sulmojë Ukrainën.

Vitin e kaluar, qeveria polake ka thënë se ushtria ka rreth 200,000 ushtarë dhe se do të ngrihej në 220,000 ushtarë këtë vit, me synimin që të rritet rreth 300,000.