Një person është arrestuar të enjten në Poloni nën akuzat se ishte i gatshëm për të spiunuar për inteligjencën ushtarake të Rusisë në një plan të dyshuar për vrasjen e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky, kanë bërë të ditur prokurorët polakë, raportoi Al Jazeera.
Shtetasi polak, i identifikuar si Pawel K, dyshohet se ka dhënë informacion për inteligjencën ushtarake ruse dhe ka ndihmuar forcat speciale ruse për të planifikuar një atentat të mundshëm kundër Zelenskyt.
Siç kanë njoftuar autoritetet polake, i dyshuari ka deklaruar se është i gatshëm të veprojë në emër të shërbimeve të inteligjencës ushtarake të Federatës Ruse dhe të vendosë kontakte me qytetarët rusë të përfshirë drejtpërdrejt në luftën në Ukrainë.
Nëse shpallet fajtor, burri mund të përballet me deri në tetë vjet burg.
Ministri i Jashtëm polak, Radoslaw Sikorski, ka përgëzuar punën e shërbimeve speciale dhe prokurorëve të vendit të tij në operacion, si dhe bashkëpunimin me Ukrainën.
Varshava ka qenë një nga mbështetësit më të mëdhenj të Kievit që nga pushtimi rus në shkurt 2022, megjithëse lidhjet janë prishur kohët e fundit për shkak të një mosmarrëveshjeje mbi importet bujqësore.