Botë

Politikani britanik goditet me “milkshake”

Nigel Farage

Politikani kryesor i Brexitit, Nigel Farage, është goditur me “milkshake” teksa prezantoi ofertën për t’u bërë deputet në zgjedhjet e Britanisë së Madhe.

Policia arrestoi një grua nën dyshimin për sulm, pasi Farage u godit me “milkshake” të martën teksa po bënte shëtitje në qytetin bregdetar të Clactonit. Ai shpreson të bëhet anëtar i Parlamentit në zgjedhjet e 4 korrikut.

Farage tronditi politikën britanike kur njoftoi se do të kandidojë në zgjedhje si lider i Partisë së Reformës të krahut të djathtë.

Ai po dilte nga një pijetore në Clacton kur u godit me “milkshake”.

Pas incidentit, Farage u shpreh i tronditur, duke thënë se është rrezik për vazhdimin e fushatës.

“Nëse dikush të godet në fytyrë, mund të jetë çdo gjë, është paksa e frikshme. Është bërë mjaft dhunshëm. Kjo nuk ndodh me Keir Starmerin, kjo nuk ndodh me Rishi Sunakun. E dini pse, ata nuk dalin dhe takojnë qindra njerëz dhe ky është rreziku për ta bërë”, ka thënë Farage.

Një burrë gjithashtu "u arrestua me dyshimin se kishte sulmuar një punonjës të urgjencës".

VIDEO: