Botë

Politico: Trump i ka thënë kabinetit qeveritar se Musku do të dorëhiqet së shpejti

Elon Musk dhe Donald Trump

Foto: Associated Press

Agjencia e lajmeve Politico ka raportuar se presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, u ka thënë anëtarëve të kabinetit të tij dhe personave të afërt se miliarderi, Elon Musk, do të dorëhiqet së shpejti prej rolit të tij qeveritar.

Raportimi i Politicos citon tre persona të afërt me presidentin amerikan.

Përfaqësuesit nga Shtëpia e Bardhë dhe ekipi i udhëhequr i Muskut nuk janë deklaruar ende për të konfirmuar këtë raportim.

Trumpi i kishte kërkuar shefit ekzekutiv të Teslas dhe SpaceX që të udhëhiqte me Departamentin e Efikasitetit Qeveritar (DOGE), që kishte për detyrë zvogëlimin e shpenzimeve qeveritare dhe shpërbërjen e agjencive të ndryshme shtetërore. 

Politico ka bërë të ditur se Trumpi dhe Musku janë pajtuar në ditët e fundit që Musku t’i rikthehet biznesit.

Shtëpia e Bardhë e quan “bërllok” raportimin e Politicos se Musk do të dorëhiqet

2 j. më parë / 2 pri 2025 21:17
SHBA

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, ka demantuar raportimet e agjencisë së lajmeve Politico, se presidenti amerikan, Donald Trump, e ka njoftuar rrethin e tij të ngushtë për largimin e Elon Muskut nga pozita e tij si shef i Departamentit të Efikasitetit Qeveritar (DOGE).

Leavitt e ka quajtur “bërllok” raportimin e Politicos.  

Sipas saj, Elon Musku dhe presidenti Trump kanë deklaruar publikisht se Musk do të lirohet prej detyrës zyrtare pasi “puna e tij e mrekullueshme në DOGE të kompletohet”.