Botë

Policia vret një person në aeroportin e Parisit, po kërcënonte me thikë

Policia franceze ka qëlluar për vdekje një person që po tentonte të sulmonte me thikë në aeroportin e Parisit të mërkurën, kanë njoftuar burime për “Euronews”.

“Policia ka neutralizuar këtë mëngjes një person që po kërcënonte me thikë në aeroportin ‘Charles de Gaulle’”, thuhet në njoftimin e Policisë së Francës në Twitter.

Ngjarja ka ndodhur në terminalin 2F rreth orës 8:20.

“Një person i pastrehë po shqetësonte agjentët e sigurisë dhe Policia u telefonua për të ndihmuar në largimin e tij”, ka njoftuar një burim për agjencinë AFP.

Më pas personi ka nisur të fyejë dhe ka nxjerrë thikë. Një nga policët ka përdorur armën.