Policia ka arrestuar disa persona në Universitetin “George Washington” (WG) të mërkurën, gjatë përpjekjeve për të larguar një kamp pro-palestinez nga kampusi.
Një zëdhënës i policisë për Washington DC ka thënë për BBC-në se “një numër arrestesh” janë bërë për sulm ndaj një punonjësi policie dhe hyrje të paligjshme.
Studentët e universitetin kanë qëndruar brenda një kampi qe nga 25 prilli.
Që nga mesi i prillit, demonstratat pro-palestineze kanë ndodhur në pothuajse 140 kolegje amerikane.
Zyrtarët e universitetit WG thonë se nuk janë të sigurt se sa prej demonstruesve janë studentë.
"Ndërsa universiteti është i përkushtuar të mbrojë të drejtat e studentëve për shprehje të lirë, kampi kishte evoluar në një aktivitet të paligjshëm, me pjesëmarrës në shkelje të drejtpërdrejtë të politikave të shumta të universitetit dhe rregulloreve të qytetit”, thuhet në një deklaratë të lëshuar nga universiteti.
Tensionet ishin rritur ditët e fundit, pasi policia hoqi një flamur të madh palestinez që demonstruesit e kishin ngritur mbi një ndërtesë kampusi.
Në një deklaratë, WG e quajti ngritjen e flamurit një "akt agresiv të paligjshmërisë".