Një zyrë e Policisë gjermane që ofron siguri për liderët politikë planifikon të rrisë numrin e rojave përgjatë viteve në vijim, duke e arsyetuar këtë me rrezikun në rritje brenda dhe jashtë vendit ndërsa zgjedhjet afrojnë.
Kreu i Zyrës Federale Penale të Policisë, Holger Munch, ka thënë se zyra e tij ka më shumë se 500 truproja. Ai është cituar të thotë se planifikon të shtojë 100 vitin e ardhshëm dhe 100 të tjerë pas atij viti, raportoi AP.
“Kjo ka të bëjë jo vetëm me rreziqet në rritje në vend, por edhe jashtë, për shembull me luftërat në Ukrainë ose Gazë”, ka thënë Munch.
Zyra e tij është përgjegjëse për mbrojtjen e politikanëve, përfshirë presidentin Frank-Walter Steinmeier, kancelarin Olaf Scholz, ministrat dhe deputetët.
Zgjedhjet në Gjermani mbahen më 28 shtator vitin e ardhshëm.