Një polic francez në veri të Parisit ka gjuajtur me armë zjarri duke e lënë të vdekur një sulmues të mërkurën, i cili sulmoi një punonjës pastrimi me një kaçavidë dhe gjithashtu plagosi një oficer tjetër policie.
Sipas policisë franceze, punonjësi i pastrimit ishte goditur “disa herë” me kaçavidë, por shkalla e lëndimeve nuk ishte menjëherë e qartë, raporton AP.
Një oficer policie që u mundu të ndërhynte gjithashtu pësoi një lëndim në krah.
Policia ka thënë se nuk kishte informacion tjetër të menjëhershëm në lidhje me sulmin në periferi të Parisit, Aubervilliers, duke përfshirë gjininë e sulmuesit ose motivet e mundshme.