Botë

Policia arreston një burrë që theri me thikë tri gra në Suedi

Vasteras

Vasteras

Policia suedeze ka qëlluar dhe arrestuar një burrë që dyshohet se ka plagosur tri gra me një objekt të mprehtë në Vasteras, një qytet në Suedinë qendrore.

Gratë, të moshës midis 65 dhe 80 vjeç, u dërguan në spital, ka thënë policia në faqen e saj të internetit, raporton The Guardian.

“Policia arrestoi një burrë në afërsi të vendit të ngjarjes. Gjatë arrestimit të tij u krijua një situatë e vështirë dhe një punonjës policie qëlloi me armë. Burri është plagosur dhe është dërguar në spital”, thuhet në deklaratën e Policisë.

Gazeta "Aftonbladet" ka shkruar se burri ishte i armatosur me thikë në momentin e arrestimit. Dy nga tri gratë ishin në gjendje të rëndë, por stabile.

Raportohet se burri ishte rreth të 30-ave dhe i njohur për policinë, me precedentë penalë për vepra droge.

Vasteras është 120 km në perëndim të Stokholmit.