Policia në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka vrarë një nxënës 14-vjeçar të shkollës së mesme në Wisconsin pas raportimit se një person po qëndronte me armë në dorë para një shkolle.
Siç shkruan ABC News, i riu po qëndronte me një armë të gjatë para shkollës në të cilën vetë ishte nxënës.
“Askush tjetër nuk u plagos, hetimi është në vazhdim”, ka thënë prokurori i Përgjithshëm i Wisconsinit, Josh Kaul, në një konferencë shtypi.
Rol të madh në parandalimin e ndonjë tragjedie ka luajtur sistemi i sigurisë së shkollës dhe nxënësit, që lajmëruan organet e rendit posa e panë 14-vjeçarin me armë. Në shkollën e mesme të Wisconsinit nuk mund të futesh pa ta hapur derën dikush nga brenda.
Nuk ka të dyshuar të tjerë.
VIDEO: