Botë

Plumbat me të cilët u qëllua shefi i kompanisë së sigurimeve në New York përmbanin fjalë

Brian Thompson

Foto: Associated Press

Hetuesit thonë se plumbat e gjuajtur drejt shefit ekzekutiv të kompanisë së sigurimeve shëndetësore, Brian Thompson në New York të mërkurën, kanë fjalë të gdhendura në to.

Policia e New Yorkut po vazhdon kërkimin për një të dyshuar pasi kreu i kompanisë amerikane të sigurimeve “UnitedHealthcare” u qëllua dhe u vra të mërkurën në Manhatan.

I dyshuari për sulmin fatal ndaj Brian Thompsonit. Imazh i marrë nga kamerat e sigurisë të "Starbucks"

Thompson u qëllua në shpinë dhe në këmbë rreth orës 06:45 sipas kohës lokale, jashtë hotelit Hilton.

Hetuesit kanë bërë të ditur se fjalët "mohoj", "mbroj" dhe "largoj" ishin shkruar në gëzhojat e gjetura në vendin e sulmit, raporton CBS News.

I dyshuari teksa sulmon viktimën. Imazh i marrë nga kamerat e sigurisë të "Starbucks"

Policia po përdor teknologjinë e njohjes së fytyrës dhe një telefon të hedhur për të identifikuar dhe gjurmuar të dyshuarin, dhe po fokusohet në një imazh vëzhgimi të marrë në një degë të Starbucks pak para të shtënave.

Thompson, kreu i kompanisë më të madhe private të sigurimeve në Shtetet e Bashkuara, ishte në New Jork ku po bëhej gati për të folur në një konferencë investitore më vonë të mërkurën.

LEXO EDHE: