Botë

Plagoset një polic izraelit si pasojë e një sulmi me thikë në Jerusalem

Policia - Jerusalem

Një polic izraelit është plagosur rëndë si pasojë e një sulmi me thikë jashtë qytetit të vjetër të Jerusalemit, raporton “Associated Press”.

Policia ka njoftuar se sulmuesi, i cili u vra nga policia në vendngjarje, ishte shtetas turk.

Sulmi i dyshuar i së martës ndodhi në lindje të Jerusalemit, i cili banohet kryesisht nga palestinez dhe ku tensionet mes palestinezëve dhe policisë shpesh përshkallëzojnë.

Sulmet me thikë, përplasjet me makina dhe incidentet me të shtëna kundër izraelitëve janë shtuar, kryesisht në Bregun e pushtuar Perëndimor, por edhe në qytete dhe qyteza izraelite, që nga fillimi i luftës në Gaza.