Piktorja Sarah Boardman ka thënë që komenti i Donald Trumpit për portretin që ajo ia bëri presidentit, ia ka rrezikuar karrierën katërdekadëshe.
Piktura e Trumpit u hoq nga Capitoli menjëherë pasi presidenti amerikan e cilësoi veprën si “më të keqën”.

Në një deklaratë në uebfaqen e saj, Boardman ka thënë se pretendimet e Trumpit se qëllimisht ia ka deformuar portretin kanë “ndikuar direkt dhe negativisht” në punën e saj dhe se “kjo punë tani është në rrezik të këndelljes”.
Piktura e Boardmanit qëndroi krahas portreteve të presidentëve të tjerë për gjashtë vjet, para se Trumpi të shkruante për të në rrjete sociale muajin e shkuar. Më pas ajo u hoq me kërkesë të republikanëve për ta zëvendësuar me një tjetër.
“Askush s’e pëlqen një pikturë të shëmtuar të vetes, por ajo në Colorado, në Capitol, ishte qëllimisht e bërë në atë nivel, që as unë, s’e kam parë ndonjëherë më parë”, pati shkruar Trumpi.